Remzi Hoxha, shtyhet seanca
Albeu.com
Seanca gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve në seancë.
Për zhdukjen e Remzi Hoxhës akuzohen 4 ish SHIK-as, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Buldion Meçe dhe Ilir Kumbaro. Të katër të akuzuarit ishin të pranishëm në seancën gjyqësore.
Remzi Hoxha është zhdukuar 14 vjet më parë.

Shtuar më 14/07/2010, ora 11:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori