Remonti, CEZ njofton për stakime të energjisë në disa qytete
Në Shkodër, Burrel dhe Kukës do të ketë stakime të neregjisë elektrike si pasojë e një remonti. Sipas CEZ-it, në dt. 2 Shkurt 2014">2014 nga ora 10:00 deri në 14:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Bajram Curri I Ri, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në TRF 110/10 kV dhe Fidrat 10 kV. Zonat që do të kenë kufizim të energjisë për shkak të punimeve janë: Bashkia Bajram Curri, komunat Tropojë, Mergegaj, Llugaj Bujan dhe Bytyç.

Në dt. 2 Shkurt 2014">2014 nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Shkodra- 2, si masë sigurie për punimet që do të kryhen ne Çelësin 35 kV I Linjës 30-50 (Shkodra-2- Velipojë). Për pasojë zonat që do të kënë kufizim të energjisë janë: Komuna Oblik, Berdice, Dajc, Velipojë dhe Velipojë-Plazh.

Në dt. 2 Shkurt 2014">2014 nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Laç- 2, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në Transformatorin e fuqisë T-1 me pajisjet, (Fidrat 6 kV, Lac-4, Malsia). Zonat që do të kenë kufizim të energjisë për shkak të punimeve janë Lagja nr. 6 ne Laç, si dhe fshatrat Dilknisht, Leftere, Selite, Vinjolle, Skuraj dhe Gallate.

Në dt. 2 Shkurt 2014">2014 nga ora 10:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Fushë-Kuqe, si mase sigurie për remontin që do të kryhet në Linjën 30-77 Fushe Kuqe- Droje. Pa energji elektrike në këtë interval kohor do të jenë hodrovoret Droje dhe Shllinze.

Në dt. 3 Shkurt 2014">2014 nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Shkodra- 1, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në Transformatorin e fuqisë T-2 me pajisjet. Për pasojë do të kenë kufizim të energjisë zonat në Shkodër: Lagja “Tre heronjte”, “Skandarbek”, “Rus”, Ish Uzina e Telave, F.N.SH, Subjekti privat Adelchi, spitalet, fshatrat Dobrac, Shtoi I Ri, Shtoi i Vjetër, Grude, Guci, Boriç, Hoti i Ri, Mes, Drisht, Prekal dhe Kir.

Në dt. 3 Shkurt 2014">2014 nga ora 09:00 deri ne 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Laç-2, si mase sigurie për punimet që do të kryhen në Transformatorin e Fuqisë T-2 me pajisjet. Zonat që do të kenë kufizim të energjisë për shkak të punimeve janë Bashia dhe Prefektura ne Laç, spitali dhe fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shote, Skuraj, Shullaz, Fushe- Shullaz , Fushë Milot.

Në dt. 3 Shkurt 2014">2014 nga ora 09:00 deri ne 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Rubik, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në Linjën 35 kV Rubik-Rreshen. Zonat që do të kenë kufizim të energjisë për shkak të punimeve janë: Quteti Rreshen, Komunat Kthelle me fshatrat Kalanjan, Gziq, Nderfan, Tarazh, prosek, Lurth, Shtreze, Nderfushas, Shtane, Komunat Kaçinar, Kashnjet dhe Ungrej.

Ne dt. 4 Shkurt 2014">2014 nga ora 10:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia në nënstacionin Bushat i Ri, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në celësin 110 kV dhe thikat 110 kV.

Ne dt. 4 Shkurt 2014">2014 nga ora 10:00 deri ne 13:00 do te stakohet energjia në nënstacionin Fushe Kuqe, si masë sigurie për remontet që do të kryhen në Linjën 30-77 Fushe Kuqe, Shllinze. Pa energji elektrike gjatë këtij intervali kohor do të mbeten hidorvoret Droje dhe Shllinze.
Shtuar më 02/04/2014, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori