Remontet, pa drita disa zona në Tiranë
Punime remonti në disa fidra dhe për këtë shkak disa zona do të qëndrojnë rreth 4 orë pa energji elektrike. CEZ Shpërndarje njoftoi abonentët e saj se sot më 12 nëntor 2013 do të kryhen punime remonti profilaktik nga ana e Drejtorisë Rajonale të Tiranës.


“Për kryerjen e këtyre operacioneve është i domosdoshëm stakimi i disa Kabinave 20 kV, nga Njësia-3. Si rrjedhojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00, pjesërisht në Zonën e Saukut dhe Autostradën Tiranë-Vorë. Ndërsa në zonat tek Shkolla ''Bajram Curri'', Allias dhe Rruga Ura do të ketë stakime të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 11:00”.

Gjithashtu specialistët e CEZ Shpërndarje bëjnë më dije se punimet do të përfshijnë Fidrin ''Nr.J9'' që del nga N/Stacioni Traktora, Kabina ''Nr.9''.
Punime do të kryhen edhe në Fidrin ''Nr.7'' që del nga N /Stacioni Kashar përmes remontit në Kabinën 20 kV: ''Pike Shpërndarese 8''. Grupet e punës së CEZ Shpërndarje po kryejnë shërbime edhe ne Fidrin ''Nr.C-4'' që del nga N/Stacioni Traktora. Kabinat 20 kV qe po I nënshtrohen remontit jane: Kabina '' Niko Avrami-2'' ; Kabina '' Niko Avrami-1'' ; Kabina ''Rruga Ura Kulle'' ; ''Bajram Curri-7''; Kabina -2''.

Shtuar më 12/11/2013, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori