Remontet, mungojnë dritat në disa zona
Javës që vjen pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona. Në një njoftim për shtyp të CEZ shpërndarje njofton se ndërprerjet do të vijnë si pasojë e remonteve ndërsa oraret që do të kryhen ndërprerjet janë nga ora 09:00 deri në oren 13:00, dhe preken bashkia e Peshkopisë dhe disa komuna, ajo e Memalijt, dhe disa komuna, qyteti i Laçit, dhe disa fshatra, bashkia e Mamurrasit, komuna e Lekasit në Korçë.

Ndërsa në kryeqytet ndërprerje në të njëjtin orar do të kenë zona pranë shinave të trenit, Rr. Jordan Misja, Rr. Siri Kodra pjesërisht, Paskuqan 1, Koder Insitut, Bathore , Ish-Kombinati Josif Pashko, Kodër Institut, dhe Babrru.

Ndërsa në qarkun e Durrësit do të ketë ndërprerje në Sukth, Marikaj, Xhafzota, Rrushkull, Manze, Gjiri i Lalzit, Gërdec, Prezë, Fushe Prezë. Ndërprerjet do të kryhen nga data 12 mars deri në 16 mars. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2012, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori