Remontet, mungesë energjie në disa zona
Disa zona të vendit do të vuajnë sot mungesën e energjise elektrike për shkak të remonteve. Sipas njoftimit të CEZ pa energji do të jenë Kukësi, komuna Topojan dhe Tërthore.

Mungesën e energjisë do e vuajë edhe qyteti bregdetar i Durrësit, Himara dhe komunat Brataj dhe Vranisht. Ndërprerja e energjisë do të variojë nga ora 10:00-16:00. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2013, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori