Rama flet për herë të parë për patentat e Tahirit
Pëlqej
Edi Rama ka folur në News 24 edhe për patentat e Tahrit të gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota.

Ai tha se nuk ishte avokati i Tahirit dhe se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.

“The që unë nuk jam prononcuar për këtë çështje, për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo i takon Prokurorisë dhe jo mua apo PS. Unë jam konsensuent, dhe kam thënë se është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo çështje i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij.

Për para drejtësisë nuk jemi të gjithë të barabartë kur e themi, por duhet të jemi të barabartë para asaj që bëjmë. Nuk i takon politikës që të futet në mes. Kjo nuk është detyra ime nëse do të flas për këtë, nëse është e çuditshme apo jo, apo është koincidencë apo jo,” tha Rama.

I pyetur nga gazetarja Kryeministri tha se kur e kishte marrë vesh ishte ndjerë shumë konfuz.

Ai tha se në fakt ishte faji i medias dhe Prokurorisë që pretenduan arrestimin e Tahirit kur nuk kishte prova konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori