Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata ka bërë një postim ku i ka dhënë lamtumirën Dr.Drini Dobit që ndërroi jetë disa ditë më parë nga COVID-19, ne Itali.
Duket se mjekët kishin një marrëdhënie shoqërore përveçse kolegësh, teksa thekson se ky do të jetë udhëtimi i fundit që bëjnë bashkë.
Gjata premton se do e përcjellë Dobin deri në aeroportin e fundit, atje ku do kalojë kufirin e jetës. Në fund Gjata i premton Dobit se do të takohen të gjithë një ditë.
MESAZHI NGA ARBEN GJATA
Rruge te mbare
Drin!
Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë.
E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës.
Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjej te bardhe, engjej mantel-bardhe!
Pse kaq shpejt
Drin? Kishe ende shume per te bere!
Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve!
Nisemi
Drin!
Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin.
Si dikur
Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.
Eja
Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje
Drin?! Çfarë ke harruar?!
Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja..
Të shoh
Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora.
I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë
Drin.
Eja
Drin! Erdhi koha për t’u nisur.
Sa shumë gjëra kam për të thënë
Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport.
A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote
Drin?
Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde.
Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur.
A e mban mend
Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”.
Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë.
Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendare’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë.
Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë.
Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë.
Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim
Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu.
Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe.
Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi.
Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd
Drin.
Jemi të gjithë
Drin.
Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!
Shtuar më 19/12/2020,
ora 19:12