Gjelat “firmato” të
Baldushkut, mbi 30 mijë të shitur gjatë festave
Gjelat “firmato” kanë dominuar
tryezën e familjeve shqiptare jo
vetëm mbrëmjen e Krishtlindjeve, por edhe të ndërrimit të viteve. Qytetarët kanë rendur në këto ditë festash për të blerë shpendin simbol të festës.
Tradita e zonës së
Baldushkut në rritjen e gjelave të
detit, por edhe siguria ushqimore e arritur falë kontrolleve të vazhdueshme të inspektorëve nga ana e Bashkisë së Tiranës, kanë detyruar amvisat e kryeqytetit që në
tryezën e Vitit të Ri të kenë këto gjela.
Edhe pse çmimi krahasuar me një vit më parë nuk ka pësuar rritje, numri i lartë i shitjeve ka sjellë të ardhura shumë të kënaqshme edhe për ekonominë lokale.
Vetëm për këtë periudhë, nga shitja e mbi 30 mijë gjelave të
detit janë gjeneruar rreth 1.5 milionë euro. Fitimi i sigurt dhe kthimi i gjelit të
Baldushkut në një markë tashmë, ka kthyer vëmendjen e banorëve të kësaj zone në rritjen e gjeleva të
detit.
Ndërkohë, për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës ngriti në Baldushk tregun e posaçëm të shpendëve që iu dha mundësi qytetarëve të blejnë produkte të certifikuara nga shërbimi veteriner dhe me çmime më të lira.
Shtuar më 02/01/2018,
ora 12:55