Rekord në Tiranë: 2000 vota të pavlefshme vetëm në një KZAZ
Numri i fletëve të pavlefshme pritet të kapë shifra rekord në kryeqytet si një shprehje e revoltës së administratës së dërguar me dhunë para kutive të votimit.

Kështu, mësohet se vetëm në një KZAZ të Bashkisë së së Tiranë janë gjetur gati 2 mijë vota të pavlefshme.

Nga të dhënat e marra në KZAZ-në numër 32 në Tiranë ku ka mbaruar numërimi i votave kanë rezultuar jo pak, por 1975 vota të pavlefshme.

Sipas të dhënave të KZAZ-së numër 32 në këtë zonë kanë votuar 26 mijë 567 qytetarë.

Erion Veliaj ka marrë 15 mijë e 580 vota, Arben Skënderaj 1 mije e 950 vota.

pavlefshme kanë dalë 1 mijë e 549 fletë votimi, të dëmtuara 397 fletë dhe të hedhura gabim 29 fletë.

Në total janë 1975 vota të pavlefshme.

Shtuar më 01/07/2019, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori