ZYRTARE/ Rekord minimal, pjesëmarrja në votime vetëm 12 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani (11:00) kanë votuar 12 % e qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Sipas KQZ-së janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Shtuar më 30/06/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori