Tentoi grabitjen e bankës në Athinë, momenti kur shqiptari qëllohet me armë nga policia (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar videon e momentit kur 38-vjeçari shqiptar. Grabitja është kyer në Colonos, por në momentin që ka marrë paratë, ai nuk ka mundur të arratiset.

Pamjet e publikuara hedhin dritë mbi momentin e plagosjes së Eltion Thoma Zoto.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e rrethuar grabitësin, i cili sipas pamjeve jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë. Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën.

Siç duket edhe në video, grabitësi tenton ta sulmojë me thikë policin dhe ky i fundit për ta neutralizuar e qëllon një herë. Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

 


Shtuar 4.08.2023 12:19