E rëndë në Lezhë, polici vetëvritet me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Lezhë.

Një punonjës policie është gjetur i vdekur në banesë dhe sipas policisë se është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shtuar 16.09.2023 18:51