Rekord gjobash! Mbi 1100 gjoba vetëm sot, 15 shtetas kapen në këmbë pas orës 20:00
Policia e Shtetit ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 6 subjekte dhe 1124 qytetarë për mosrespektimin e masve të anti-covid.
Mes tyre policia njofton se me masë
administrative 10.000 lekë janë
ndëshkuar 15
shtetas që janë
konstatuar duke lëvizur në këmbë̈ pas orës 20:00.
Policia i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Ndëshkohen me masë
administrative 1124
shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe
ndëshkuar me masë
administrative 3.000 lekë, 916
shtetas që janë
konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë
ndëshkuar me të njëjtën masë
administrative, 187
shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6
shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë
ndëshkuar me masën
administrative dhe janë lënë të lirë.
Për administratorët e 6 subjekteve që janë
konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë është vendosur masa
administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë
administrative 10.000 lekë, 15
shtetas që janë
konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Shtuar më 18/02/2021,
ora 16:31