Reklamat e fushatës, KQZ: Operatorët televizivë të dorëzojnë tarifat
Brenda datës 23 maj, operatorët televizivë duhet të dorëzojnë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve tarifat për transmetimin e reklamave zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj njoftoi se tarifat do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor.

“Operatorët detyrohen të dorëzojnë në KQZ tarifat për çdo segment, brenda datës 23 maj 2013, pasi 24 maji është dita e hapjes së fushatës nga partitë politike. Tarifat zyrtare që do të dorëzohen nga operatorët televizivë do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së”,- deklaroi Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 15:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori