Rejnard: Nese nuk arrihet marreveshje, BE do t’i kthehet planit Ahtisari
Pëlqej
Albeu.com
Shefi aktual i zyres franceze ne Prishtine Tieri Rejnard tha se Bashkimi Evropian pas kesaj date do te jete i gatshem te marre pergjegjesite ne Kosove pavaresisht nga rezultati i negociatave te udhehequra nga treshja.“Nese deri me 10 dhjetor nuk do te kete zgjidhje me marreveshje per statusin e Kosoves, atehere Bashkimi Evropian do te jete i gatshem te marre pergjegjesite dhe t’i kthehet planit te Ahtisarit”. Keshtu ka deklaruar sot shefi aktual i zyres franceze ne Prishtine Tieri Rejnard gjate nje takimi me Presidentin Fatmir Sejdiu.
Franca vlereson se ne ditet e mbetura te procesit qe udhehiqet nga Treshja e Grupit te Kontaktit ende ka mundesi per zgjidhje me marreveshje. Sipas agjencive kosovare te lajmeve, diplomati Tieri Rejnard tha se duhet pritur edhe takimin e fundit ndermjet paleve prej 26-28 nentor ne Baden. Megjithate sipas shefit te zyres franceze ne Prishtine, duhet te shihet se cfare do te ndodhe pas 10 dhjetorit.
Ai tha se Bashkimi Evropian pas kesaj date do te jete i gatshem te marre pergjegjesite ne Kosove, pavaresisht nga rezultati i negociatave te udhehequra nga treshja. “Nese nuk do te kete marreveshje ne do t’i kthehemi, ashtu siç ka thene prej fillimit presidenti Sarkozi, planit te Ahtisarit, si kompromisi me i mire ne tavoline. Franca shpreson se BE-ja do te jete e gatshme qe te dergoje misionin i cili do te marre nga UNMIK-u monitorimin ne lemin e sundimit te ligjit dhe drejtesise”, tha Rejnard.
Rejnard tha se Franca eshte duke u perpjekur te binde Rusine dhe Serbine qe te pranoje propozimet e fundit te te derguarit evropian ne Treshe, diplomatit Ishinger dhe levdoi Traktatin per fqinjesi te mire me Serbine te propozuar nga Ekipi Negociator i Kosoves. Rejnard tha se nga forcat kryesore politike te Kosoves kerkohet te jete te bashkuara.
Shtuar më 23/11/2007, ora 23:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori