Rehn: Qeveria e opozita te angazhohen per zgjedhjet e 2009-es
Pëlqej
Albeu.com
nga Erion KaçorriKomisioneri evropian për zgjerimin në BE, Oli Rehan, në një takim me ministrin e jashtëm, Lulëzim Basha, bëri të qartë rolin që kanë zgjedhjet e vitit 2009 për integrimin në BE.
Sipas tij si Qeveria ashtu edhe Opozita duhet të angazhohen seriozisht për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si dhe duhet të bëjnë më shumë për pavarësinë e institucioneve. Rehn tha gjithashtu se lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit është një sfidë që duhet fituar. Version multimedial i ketij lajmi

BRUKSEL- Përgatitjet dhe zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm në përputhje me standartet evropiane është kushti kryesor për integrimin evropian të Shqipërisë. Ishte Komisioneri Evropian për zgjerim e BE-së, Oli Rehn i cili gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Shqipërisë Lulëzim Basha në Bruksel i bëri thirrje qeverisë, opozitës dhe të gjithë aktorëve të tjerë në Shqipëri për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta.

Shqipëria ka bërë përparim në çështjet e demokracisë dhe shtetit ligjor, por më shumë punë ka përpara, veçanërisht në çështjen e kulturës demokratike dhe pavarësisë së institucioneve deklaroi Rehn duke shtuar se Shqipërinë e presin sfida të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, Ministri Basha siguroi komisionerin Rehn se qeveria e Shqipërisë është plotësisht e angazhuar për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta, duke përfshirë edhe angazhimin se çdo parti politike do ketë mundësi të marrë pjesë në zgjedhje pavarësisht pozicionit dhe përmasave që ka. (news24)
Shtuar më 26/11/2008, ora 02:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori