Rehn merr ne mbrojtje kandidaturen e Shqiperise
Albeu.com
Komisioneri i zgjerimit Olli Rehn, e mori në mbrojte kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ai e bëri këtë gjatë një simpoziumi me rastin e pesë-vjetorit të raundit të parë të zgjerimit të BE-së.Rehn tha se Shqipëria ka të drejtë të shtrojë kërkesën për anëtarësim. "Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë përparime në rrugën e reformave si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri diku ka vuajtur nga imazhi i keq i së kaluarës", tha komisioneri Rehn. "Por është e mundshme që në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme ajo të shndërrohet në një surprizë të heshtur të Ballkanit Perëndimor". Në fjalimin e mbajtur në përfaqësinë e Komisionit Evropian në Berlin Olli Rehn theksoi se zgjerimi i BE-së ka sjellë përfitim për të dyja palët. Mbas dorëzimit të kërkesës për kandidat, procedura kërkon që 27 ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, të ngarkojnë komisionin me hartimin e një raporti, i cili do të shërbejë si bazë për t'i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit. Gjatë dorëzimit të kërkesës nga ana e kryeministrit Berisha të martën në Pragë Komisioni Evropian përfaqësohej nga drejtori i departamentit të Ballkanit Perëndimor, Michael Leigh. /dw/
Shtuar më 29/04/2009, ora 17:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori