Rehn: Maqedonia te respektoje te drejtat e shqiptareve
Albeu.com
Komisioneri per zgjerim Oli Rehn i beri te qarte kryeministrit Gruevski ne Bruksel se zbatimi i te drejtave te shqiptareve etnike eshte kriter kyc politik per vendin.Komisioni Evropian i kerkon Maqedonise te respektoje te drejtat e shqiptareve, duke i konsideruar si kusht per hapjen e negociatave te anetaresimit te ketij vendi ne Bashkimin Evropian. Komisioneri evropian i zgjerimit Oli Rehn i beri te qarte kryeministrit te Maqedonise Nikola Gruevski gjate nje takimi te zhvilluar te marten ne Bruksel se zbatimi i te drejtave te shqiptareve etnike eshte kriter kyc politik per vendin. Verejtjet ndaj qeverise maqedonase behen pas konfliktit te fundit mes kryeministrit Nikola Gruevski dhe partise kryuesore opozitare shqiptare BDI. BDI, e pasuar edhe nga deputetet e partise tjeter shqiptare PPD braktisen sallen e parlamentit diten e hene duke akuzuar partine ne pushtet se shkeli marreveshjen e muajit maj ne liodhje me te drejtat e shqiptareve.

Ata shprehen zemerimin pasi ligji per perdorimin e gjuhes shqipe nuk u perfshi ne rregulloren e paralmetnit te partise ne pushtet. Ne fakt marreveshja e muajit maj, qe uli ne tryeze partine e Gruevskit dhe BDI-ne perfshinte pranimin e 46 ligjeve dhe ceshtjeve etnike te cilat do te hynin ne rregulloren e parlamentit. BE e ka bere te qarte se qeveria e SHkupit duhet te respektoje deri ne detaje kete marreveshje si dhe marreveshjen e Ohrit te vitit 2001, e cila i dha fund konfliktit mes forcave shqiptare te dretjuara nga Ali Ahmeti dhe qeverise maqedonase. Rezpektimi i ketyre dy marreveshjeve do te monitorohet dhe do perfshihet ne raportin qe KE po pergatit per Maqedonine dhe qe do ta publikoje ne muajin nentor. Nga ky raport do te percaktohet ose jo nje date per bisedimet e pranimit te maqedonise ne BE. News24
Shtuar më 18/07/2007, ora 17:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori