Rehn: Maqedonia me e perparuara ne Rajon
Albeu.com
Bruksel -Komisioneri evropian për Zgjerim, Oli Rehn deklaroi dje se Maqedoni tashmë është një ndër vendet më të përparuara në rajon. Rehn tha se shpresonte që vendi të arrijë liberalizimin e vizave në fund të vitit.Për negociatat e anëtarësimit, Rehn tha se që Maqedonia të marrë rekomandim para fundit të vitit, duhet punuar në drejtësi, shërbimin civil dhe luftën kundër korrupsionit.

“Më e fundit, por jo nga rëndësia, ky vit mund të shënojë një progres të pritur prej shumë kohësh në zgjidhjen e çështjes së emrit, tani që mandati politik i qeverisë është forcuar më shumë. Neve presim shumë që kjo gjë do të përdoret me mençuri për të lehtësuar zgjidhjen e çështjes së emrit. Prandaj unë e inkurajoj vendin të riangazhohet me Greqinë në bisedimet e drejtura prej OKB për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje të stërzgjatur”, tha Rehn pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Milloshoski.

Ndërkaq, Milloshoski tha se faza tjetër dhe prioriteti kryesor për Maqedoninë është marrja e rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kjo - sipas tij - do ndikojë pozitivisht zhvillimet në shoqërinë e Maqedonisë, “do të na bëjë të punojmë më shumë si dhe do të japë sinjale pozitive për rajonin”.

Për çështjen e emrit, ai nënvizoi se qëllimi është të arrihet një zgjidhje e ekuilibruar, jo e njëanshme, që në greqisht dhe në maqedonisht të përkthehet si një kompromis. “Në të njëjtën kohë duam të theksojmë se keqpërdorimi i çështjeve dypalëshe si pengesa për proceset e integrimeve nuk i bën mirë as palëve të përfshira as kredibilitetit të BE-së”, përfundoi Milloshoski.

Shtuar më 23/04/2009, ora 17:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori