Rehn: Aplikuat, tani vijne detyrat
Albeu.com
Presidenca ceke e Bashkimit Europian dhe komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn vleresojne hapin e ndermarre nga Shqiperia per te kerkuar statusin kandidat.Por Komisioni Europian do te vereje mbajtjen e zgjedhjeve te qershorit, qe sipas Rehn do te jene si lakmus per te testuar demokracine ne vend.

“Shqiperia ka te drejte te aplikoje per anetaresim, ne baze te perspektives europiane qe kane percaktuar vendet anetare. Por, ne te njejten kohe, zgjedhjet ardhshme te qershorit do te jene lakmus, test kritik per stabilitetin politik dhe aftesine e vendit per te permbushur kriteret kryesore politike te Kopenhagenit”, ka pohuar Rehn.

Te njejtin mesazh ka dhene edhe ministri i Jashtem cek, Karel Schvaercenberg, i cili gjithesesi eshte shprehur optimist se Shqiperia do t’i permbushe kriteret e kerkuara per t’iu bashkuar familjes evropiane.

“Ne momentin e duhur Shqiperia do te marre pergjigje sesi do te procedojme me kerkesen e saj. Por, une kam pershtypjen se Shqiperia eshte munduar te beje me te miren per te arritur statusin qe do t’i mundesoje ne te ardhmen anetaresimin ne Bashkimin Europian”, ka deklaruar Schvaercenberg.

Kerkesa e Shqiperise mendohet se do te merret ne shqyrtim nga Keshilli Europian pas mbajtjes se zgjedhjeve te pergjithshme. (tch/albeu.com)
Shtuar më 29/04/2009, ora 03:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori