Regjistrohet në KQZ kandidati i "kancerit në grykë" (VIDEO)
Është regjistruar në KQZ kandidati i kancerit në grykë në Këlcyrë. Nga listat e kandidatëve vihet re emri i kandidatit Hazbi Kasaj, në Bashkinë e Këlcyrës, i njohur për thënien e tij të famshme: "I raftë kanceri në grykë atyre që s'më votojnë".

Ai është regjistruar nën siglën e Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, me kryetar Kadri Isufin. Në zgjedhjet e vitit 2001, ai ishte kandidat për deputet dhe teksa ishte ftuar në televizion për të shpalosur programin, i ka bërë një urim special atyre zgjedhësve që nuk do ta votonin.

"I bëj thirrje të gjithë votuesve të 14 fshatrave, le të më votojnë se nuk humbasin asgjë. Të më votojnë dhe do të më urojnë dhe do më thonë "tu bëftë dita një mijë".

Urimi i keq që u bëj unë atyre votuesve që nuk më votojnë; u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër", ka thënë Kasaj. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2015, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori