Regjistrohet kandidatja e dytë për Kryeprokurore
Fatjona Memçaj ka dorëzuar kërkesën pranë KLP për Prokurore e Përgjithshme.

Prokurorja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Memçaj është kandidatja e dytë në garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Olsian Çelaj është kandidati i parë i regjistruar në garë.

Fatjona Memçaj ishte prokurorja e parë që kaloi vettingun. Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj kaloi vettingun në tre shtylla kryesore, pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.
Shtuar më 26/04/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori