Regjistrohen 64 procedime penale për ndërtimet pa leje
Pëlqej
Policia e Shtetit publikon rezultatet e para të procedimeve ndaj personave të cilët kanë kryer ndërtime pa leje. Përmes një deklarate, policia njofton se drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka evidentuar 27 raste të ndërtimeve pa leje, ku janë proceduar 27 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Ndersa nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

"Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 5 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 5 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 4 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 4 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë , 2 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier është evidentuar 1 rast për të cilin ndiqet në gjendje të lirë një shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 3 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 3 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 4 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 4 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është evidentuar 1 rast, për të cilin ndiqet në gjendje të lirë një shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 2 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 2 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 2 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 2 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 5 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 5 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë." thuhet ne njoftimin per shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori