Regjistrimi, probleme me etninë
Nisin problemet në regjistrimin e popullsisë. Në qarkun e Korçës kanë filluar dhe problemet e para përsa i përket procesit të censusit, probleme, që lidhen kryesisht me rubrikën e etnisë.

Sipas informacioneve në disa raste familjet e anketuara kanë kërkuar te fotokopjojnë materialet pas regjistrimit dhe se ata kryesisht janë deklaruar greke.

Në fshatin Shengjergj ku jetojne 80 familje, ka patur debate në lidhje me faktin se anketuesit nuk regjistrojnë etninë grekedeklaruar, por të paprovuar e dokumentuar.

Duke njohur origjinën e paraardhësve të tyre këta banorë kanë pretenduar kombësinë greke edhe pse në certifikatat e trungut familjar të tyre, kombësia nuk rezulton, raporton TCH.

Për anketuesen Mimoza Ashimi regjistrimi i banorëve ka ecur normalisht. Ajo ka shpjeguar edhe argumentin se ku bazohet qe regjistron kombësinë shqiptare për brezat e rinj të banorëve të Shëngjergjit, fakt qe e pohojnë edhe vetë banorët e këtij fshati.

Njëherësh anketuesja ka bërë të ditur se ka shumë probleme me hartën e banesave, mbasi harta që i është dhënë nga organet kompetente është e vjetër dhe në të nuk gjenden vilat dhe banesat e reja që banorët e këtij fshati kanë ndërtuar gjatë dhjetë viteve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori