Regjistrimi në zgjedhje, Frroku firmos nga qelia
Teksa kryetari i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku, ndodhet në burg, partia e tij garon në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Partia Kristian Demokrate e deputetit Mark Frroku është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt zgjedhor për procesin e 21 Qershorit.

KQZ e miratoi unanimisht regjistrimin e kësaj force politike, dokumentacioni i së cilës ishte në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Në mesditë, KQZ shqyrtoi kërkesën që Frroku ka dorëzuar në muajin shkurt, për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Dokumentacioni i plotë që u shqyrtua në KQZ mban firmën e kreut kristian demokrat. Kanë qenë dy avokatët e Frrokut, të cilët i kanë çuar në paraburgim dokumentet, e ku kanë marrë nënshkrimin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2015, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori