Regjistrimi i popullsisë KLD, Spahiu në Prishtinë
Kreshnik Spahiu
Zëvënsëkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD) Kreshnik Spahiu vijon takimet në Kosovë ku në qëndër të bisedimeve ka qënë cështja e abuzimit me kombësinë shqiptare. Spahiu ka vizituar sot paradite Universitetin e Prishtinës, ku studentët e atjeshem kanë zhvilluar një tubim në mbështetje të Spahiut për cështjen e kombësisë.

Nën thirrjet “Shqiptarët janë Kreshnik”, studentët kanë theksuar se janë kundër ndërrimit të kombësisë shqiptare në kombësi të tjera për përfitime materiale.

Spahiu nga ana e tij deklaroi se regjistrimi i popullsisë shqiptare në baza etnike dhe fetare është e gabuar, pasi regjistrimet nuk janë sic tha ai, plebishite popullore. “Imazhi i miliona shqiptarëve mbi të gjitha, të drejtat e kombit nuk tjetërsohen , kombësia nuk shitet, por as dhurohet. Një vetëdeklarim mbi baza etniko-fetare do të sjellë dhe tension fetar-etnik”, tha Spahiu para studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Po sot Spahiu zhvilloi takime me drejtuesit e EULEX ku ka theksuar se “EULEX ka rol në shtetin ligjor të Kosovës”.
Shtuar më 04/03/2011, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori