Regjistrimi i koalicioneve, PS–LSI kërkon shtyerjen e afatit
Edhe pse kanë mbetur vetëm pak orë nga afati për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, kanë reaguar dy partitë PS dhe LSI.

Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve me anë të një letre derguar KQZ.

Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60¬ ditor para datës së zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve, por letra e PS-LSI për shtyrje të afatit tregon se dy partitë e koalicionit qeverisës nuk do të regjistrohet brenda kësaj date.

Mësohet se letra e PS-LSI e dorëzuar tashmë në KQZ mban firmat e kreut të grupit parlamentar të PS¬së, Gramoz Ruçi, dhe atë të kreut të grupit të LSI¬së, Luan Rama.

Shkak për këtë kërkesë me sa duket është bërë qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk ka dhënë dakordësinë e saj për të qenë në një koalicion me PS¬në pa zgjidhur më parë krizën me opozitën dhe hyrjen e saj në zgjedhje, shkruan BW.

Ditët e fundit Kryeministri Rama në kontakte që ka pasur me disa kryetarë të partive aleate u ka komunikuar atyre shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit. Sipas Ramës, koalicioni do të regjistrohet në KQZ pas datës 26 prill, duke i qetësuar aleatët e tij se nuk ka asnjë ngutje dhe skadim të afatit të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor.

Një grupim i partive të koalicionit të majtë, rreth 11 parti, ishin mbledhur dje për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi zgjedhor mes tyre, pasi nuk kishin marrë asnjë aprovim nga Partia Socialiste. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2017, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori