Rezarta Shkurta përfundon në spital, çfarë ndodhi me këngëtaren (FOTO LAJM)

Një ndër figurat e famshme shqiptare që është më aktive në rrjetet sociale është edhe Rezarta Shkurta, kjo edhe për shkak të biznesit të saj.

Por kohët e fundit udhëtimet dhe pushimet për këngëtaren dhe partnerin e saj Ermal Hoxhën nuk kishin të ndalur, derisa së fundmi ajo ka publikuar një InstaStory nga spitali ku tregon se ka krisur këmbën.

“Kur universi thotë boll brodhe dhe të jep një krisje që të rrish urtë për pak kohë”, shkruan ajo krah fototve.

Gjendja e Rezartës nuk duket të jetë e rënduar nisur edhe nga humori dhe ironia me veten./albeu.com/