Regjisori i njohur rendit faktet e pamohueshme pse Teatri nuk duhet shembur
Regjisori i njohur Kastriot Cipi nëpëmjet një shkrimi ka sqaruar me pak pika arsyen se pse Teatri Kombëtar nuk duhet shembur.

Ndër të tjera ai ka rradhirur historinë që fshihet pas tij ndër vite e cila e bën Teatrin një gur në artin shqiptar.

KASTRIOT ÇIPI

Për ata që nuk e kanë të qartë se pse nuk duhet shembur dhe çfarë përfaqëson ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, ja cila është “pasaporta” e saj:

1939, përurohet Rrethi Italo-Shqiptar “Skënderbeg”, sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental.

1945, në Kinoteatrin Kosova, sot salla e Teatrit Kombëtar, zhvillohet gjyqi i parë politik i diktaturës komuniste, ku dënohen me vdekje 19 vetë dhe me burgime 40 të tjerë.

1945, themelohet Grupi Central Theatral, më vonë Theatri Popullor, sot Teatri Kombëtar, institucioni më teatror, më i vjetër dhe më i rëndësishëm në Shqipëri.

1947, themelohet “Baleti i vogël” nën drejtimin e Panajot Kanaçit 1950, themelohet Filarmonia Shqiptare, sot Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor. /albeu.com/

1952, themelohet Estrada e Tiranës, sot Teatri i Metropolit dhe Cirku i Tiranës, sot Cirku Kombëtar, i vetmi në Ballkan.

1959, themelohet Shkolla e Lartë e Aktorëve “Aleksandër Moisiu”, më pas Instituti i Lartë i Arteve, më pas Akademia e Arteve, sot Universiteti i Arteve.

1962, themelohet Konservatori Shtetëror i Tiranës.

2011, themelohet Teatri Kombëtar i Komedisë, sot Teatri Kombëtar Eksperimental I sfidoj të gjithë të më gjejnë një ndërtesë tjetër në Shqipëri, që ka më shumë histori sesa ndërtesa e Teatrit Kombëtar!
Shtuar më 06/04/2018, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori