Refuzova panairin dhe sindikatat në 1 Maj
Në 1 Maji çdo i punësuar e punëtor duhet të protestojë për të drejtat e tij por konotacioni i kësaj dite është përzier me nuanca festimesh nga shteti dhe disa privatë të cilët solidarizohen tradicionalisht duke e bërë pushim. Ndonëse realiteti dhe ilariteti i sindikatave është përdorimi si çdo vit, më shumë sivjet, në këtë ditë nëpërmjet një simbolike domethënëse të përçudnuar, se zëri do të dëgjohet më shumë aty ku shkrehet pushka por që nuk është kështu. Ineksiztenca e aktivitetit të sindikatave në Shqipëri, shoqëruar me shitjen dhe blerjen e drejtuesve të tyre nga palët e interesit si dhe joshja nga ana e shtetit, me prona duke i kthyer në pashallarë e bejlerë, po e kthen protesten e tyre në 1 maj një shfaqje teatrale pa spektatorë me doza të larta hipokrizie e mungese impakti tek njerëzit, të cilët prej vitesh ja kanë pirë lëngun duke i flakur tutje këto figura.

Ku janë sindikatat kur njerëzit pushohen nga puna në shkelje të të drejtave të tyre. Ku janë sindikatat kur sektorë dhe industri të ndryshme i trajtojnë me paga e kushte mizerabël punonjësit duke i shkelur edhe me këmbë dinjitetin e tyre. Ku janë sindikatat kur vetë shkarkimet në administratën publike, nën preteksin e motivacioneve politike, mungesës së performancës apo shkeljeve, bëhen në paligjshmëri të plotë. A e dini ju drejtues sindikatash që në vendet e tjera, protestat me pjesëmarrje të lartë që në Shqipëri i bën politika andej i bëjnë sindikatat, e ku fuqia e tyre është absolute dhe qëndrimi i tyre është i pakompromistë në mbështetje të punëtorëve. Unë refuzoj të pranoj që kemi sindikata funksionale por di që ekzistojnë grupime individësh që drejtohen nga dikush që menaxhon dhe shpërndan me preçizion të ardhurat nga sindikata, që merr benefite nga shteti dhe i lehtësohet ngarkesa në punën me kohë të plotë, por që nuk ndërmerr asnjë iniciativë në mbrojtje të kategorive të punëtorëve që lipset të mbrojë.

Unë refuzoj të pranoj që ato që janë regjistruar dhe vetëkënaqen duke u etiketuar si sindikata nuk janë gjë tjetër por veçse armatë njerëzish gurë rezervë, pa ndikim në shoqëri dhe pa influencë në qarqet ku duhet të ndikojnë për të përmirësuar diçka për mos të thënë që një pjesë janë hallexhinj rrogëtarë me idealizma e reminishenca nga e shkuara. Unë jam i bindur që ato që quajmë drejtues sindikatash nuk kryejnë ndonjë rol tjetër përveçse të menaxhojnë duke përfituar nga pronat e të gjithëve.

Unë refuzova edhe të shkoja tek panairi i punës, i kthyer në një vitrinë të këndshme marketingu për pjesëmarrësit në stenda por që prej disa vitesh ka humbur rëndësinë dhe qëllimin për të cilin organizohet, pra si pikëtakim serioz dhe profesional midis punëkërkuesit dhe punëmarrësit. Refuzovashkojapanair sepse me duket copy-paste cdo vit dhe se nuk ka vende pune por mall e shërbime që duhet të shiten dhe blihen. Unë refuzova të shkoj në panair se pjesëmarrësit çdo vit e më shumë nuk kërkojnë kandidatë për të punësuar por klientë potencialë të aktivitetit të tyre.

Unë refuzovashkojapanair se aty më shumë se punëkërkuesi fiton e mirë bën organizatori por jo duke mos marrë parasysh filtrat e njerëzve dhe të interesuarve, të cilët tanimë janë edhe më vigjilente për të pikasur edhe nuancat dhe sinjalet sado mikroskopike të mashtrimit. Unë refuzovashkojapanair se aty pjesëmarrëse janë kompani që skllavërojnë të rinjtë duke i joshur me pagat e larta por duke i vrarë të ardhmen profesionale. Unë refuzovashkojapanair se aty promovohet meritokracia e munguar në treg dhe panairi nuk ndërgjegjëson por prezanton një realitet të gënjeshtërt se çdo gjë funksionon ashtu si duhet te funksionojë por që nuk është aspak kështu dhe të gjithë e dinë.

Unë refuzovashkojapanair se aty fryhen shifrat dhe rezultatet nga ana e shtetit mbi nr e të punësuarve, por që të gjithë e ndjejmë sesa shumë ekzagjerohet dhe sesa pak punohet për të patur edhe një rezultat mbresëlënës të shifrave të punësimit. Unë refuzovashkojapanair se punëkërkuesit trajtohen aq të pakualifikuar kur në fakt të tillë janë plot në pozicione drejtuese në shtet e po ashtu në sektorin privat, pra jemi përballë faktit që i paafti ka në dorë punësimin e të aftit por që se punëson nga frika e nxjerrjes së vetes jashtë loje duke mbajtur në piedestal mediokritetin aktual.

Unë refuzovashkoja ne panair se pesha e tij bie vit pas viti e ku pjesëmarrësit në stenda gjenden aty disa për qoka, disa për qef dhe disa për hall, duke rritur edhe dozat e pakënaqësisë së punëkërkuesit vizitor si targetgrup kryesor, i cili e sheh organizimin jo rezultativ përsa i përket punëve cilësore pasi ato që panairi ofron gjenden me lehtësi edhe pa nevojën e panairit. Unë refuzovashkojapanair se të rinjtë nga shumë kompani edhe ato pjesëmarrëse paragjykohen duke u etiketuar si brez i djegur, dembelë, të padituar, të painteresuar për të mësuar, me qasje nga leku i lehtë e në fund si kontigjent emigrimi, e nuk filtrohen, ndihmohen dhe mbështeten, testohen dhe vlerësohen për kapacitetet dhe potencialet që ofrojnë. Unë refuzova të merrja pjesë në panair se aty ekziston steriotipi që çdo gjë funksionon dhe ka për bazë meritën në punësim dhe procedurat profesionale të rekrutimit por që punësimi me mik e me njohje vijon të bëjë kërdine duke qenë prioritar për punësim.

Unë këtë vit refuzovashkojapanair, se aty gjen pak vendimarrës në stenda dhe shumë përfaqësues që s`janë staf përgjegjës për rekrutim dhe punësim por që përveçse nuk dinë të sqarojnë, ofendojnë investimin e punëkërkuesve duke i parë si gjynahqarë dhe hallexhinj të paorientuar dhe pa njohje në konfuzionin e kryeqytetit. Unë refuzovashkojapanair se aty hipokrizia arrin kulmin në trajtimin e punëkërkuesit, pasi një pjesë e mirë e kompanive pjesëmarrëse s`kanë nevojë fare të punësojnë njerëz ndërsa pjesa tjetër merr pjesë se nuk gjen atë që kërkon ne menyrat e tjera të rekrutimit, e kur e gjen e humbet se nuk dinë ta mbajnë e motivojnë profesionistin.

Tregu është i dyanshëm pasi nga njëra ana s`ka profesionistë dhe nga ana tjetër profesionistët përgjithësisht edhe nuk pranojnë të skllavërohen për tu bërë njësh me kushtet e papështatshme e deri çnjerëzore të kompanive, e ku shpeshherë autoriteti profesional përlyhet me banalitet duke u zbehur deri në zhbërje. Unë refuzovashkojapanair, se aty frekuentuesit shihen kryesisht si të painteresuar për shërbimet e produktet e ofruara por edhe si fundërrina të shoqërisë që presin panairin për tu punësuar. Unë refuzovashkojapanair, se nga viti në vit po kthehet në një fasadë e bojatisur për përfitime dhe interesa të mëdha financiare, por që çedon në katandisje të plotë nga pikëpamja e profesionalizmit dhe garancisë së rezultateve që nuk ofron por duhet të ofrojë përsa i përket të punësuarve realë në përfundim të tij.

Unë refuzovashkojapanair se ai përbën një moment marrjeje të n jë informacioni të parëndësishëm që krijon një përceptim të gabuar për funksionimin e tregut të punës. Unë në përfundim refuzova të njoh e përkrah sindikatat dhe të shkoj në panair se në fakt për 1 maj të gjithë instancat publike dhe private, bëjnë parade mode dhe performojnë në skenën publike për marrjen e vemendjes duke shfrytëzuar simbolikën e ditës.

Në fakt, askush nuk përpiqet të angazhohet përgjatë të gjithë vitit me punë dhe shumë energji për transformimin e mentalitetit dhe realitetit të funksionimit të tregut të punës. Ndodhemi realisht përpara një histerie e hipokrizie kolektive të një sërë institucionesh private dhe publike, ku të gjithë bëjnë sikur dhe pak ose aspak atë që duhet.

Të gjithë presin e ndjekin ditën dhe datën për ekzibicionizëm , të duken sikur punohet dhe ecet përpara duke i dhënë një fuqi imagjinare promovimit të të paqenës dhe asgjësë. Ky pseudorealitet iluziv i konceptuar me teatralitet dhe finesë të lartë, ka sjellë iluzionin e ecurisë pozitive dhe prosperitetit por përditshmëria jonë kurrësesi, se ka dhe ska për ta pranuar ndonjëherë si të vërtetë.
Shtuar më 03/05/2019, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori