Refuzoj të marr pjesë në këtë puç! Fuga nuk voton për kreun e Akademisë së Shkencave
Ka qenë më shumë produkt i një vendim marrjeje politike zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave se sa vullnet i akademikëve të vendit.

Ai u zgjodh me 35 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa Prof.Dr. Artan Fuga, i cili ka kundërshtuar që nga fillimi kandidimin e Gjinushit në krye të këtij institucioni nuk ka votuar.

Fuga tha se sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri.

‘Unë refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej’, u shpreh Fuga.
Shtuar më 24/05/2019, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori