Refuzohet ndertimi i xhamise ne Shkup
Albeu.com
Në planin e ri urbanistik të miratuar nga Komuna Qendër e Shkupit nuk figuron hapësira për ndërtimin e Burmali Xhamisë, një nismë e ndërmarrë nga disa shoqata fetare dhe joqeveritare.Por nga ana tjetër, në planin urbanistik shihet sigurimi i parcelës për ndërtimin e kishës. Ky lokacion që i është dhënë Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) vetëm për 45 mijë euro, është evidentuar dhe siguruar për nevojat e kishës. Poashtu me planin e ri urbanistik sigurohet edhe parcela për ndërtimin e përmendores gjigande të “Aleksandrit të Madh”, por edhe ndërtimi i Shtëpisë së Oficerëve.

Grupi nismëtar për ndërtimin e xhamisë gjatë kësaj jave ka paralajmëruar qëndrimin e saj, pasi që të njihet me planin urbanistik të komunës Qendër. Përveç kësaj, gjatë kësaj jave pritet të vendoset edhe për referendumin e nxitur për ndërtimin ose jo të objekteve fetare në sheshin e Shkupit. (ina/albeu)
Shtuar më 31/08/2009, ora 15:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori