Arrin në Prokurorinë e Kumanovës padia penale ndaj Dimitrievskit

Padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike -Kumanovë, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike e RMV-së.

Prokuroria ka shpërndarë me tej padinë tek prokurori kompetent për procedurë të mëtejme.

Nga atje thonë se prokuroria do të ndërmarr të gjitha masat në drejtim të kontrollimit të të thënave në padi.

SPB Kumanovë ka ngritur padi deri tek Prokuroria në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.


Shtuar 29.04.2020 13:12