Refuzimi i statusit, Komisioni i Integrimit thërret Bregun
Pëlqej
Majlinda Bregu
Komisioni Parlamentar i Integrimit i cili drejtohet nga deputetja e PS Ermelinda Meksi, ka thirrur në një seancë sqarimesh Ministren e Integrimit Majlinda Bregu në lidhje me raportin e fundit të Komisionit Europian që refuzoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Komisioni që drejtohet nga opozita pritet të kërkojë shpjegime mbi dokumentin e BE-së. Ballafaqimi për refuzimin e statusitvendit kandidat pritet të shoqërohet me debate ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, anëtarë të këtij komisioni parlamentar.

Mazhoranca e cilëson opozitën si shkaktare për mosdhënien e pëlqimit të statusitvendit kandidat, dhe e fajëson për mosdhënien e votave për miratimin e reformave të kërkuara.

Në raportin e publikuar nga vetë komisioneri Fyle, bëhej e qartë se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe me luftën ndaj krimit të organizuar.
Shtuar më 22/11/2010, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori