Reforma zgjedhore, Uollfarth: Të zgjidhen cështjet teknike
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Uollfarth ka ripërsëritur apelin e tij për të zgjidhur cështjet teknike për të vazhduar punën në përfundimin e reformës zgjedhore. Në një prononcim për mediat Uollfarth kërkoi një rritje besimi mes partive që KQZ të veprojë në mënyrë të drejtë.

“Reforma zgjedhore është me rëndësi për ti dhënë zgjidhje cështjeve teknike. Çështjet teknike politizohen kur rezultati është i ngushtë. Nga zgjedhjet 2009 KQZ-së iu u vu detyrë të jetë më aftë në shërbimin ndaj partive dhe publikut. Duhet të rritet besimi mes partive që KQZ të veprojë në mënyrë të drejtë” u shpreh kreu i OSBE-së në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori