Reforma zgjedhore, “të vegjlit” bëhen bashkë
Gjatë ditës së premte përfaqësues të 43 partive të vogla i dorëzuan kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor. Propozimet e paraqitura në formën e një drafti synojnë votimin e numërimin elektronik, listat e hapura si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryetarë të këtyre forcave politike thanë se kishin marrë edhe mbështetjen e kryetarit të Kuvendit për propozimet e bëra.

Në paketën e ndryshimeve, partitë e vogla kërkojnë komisione zgjedhore të depolitizuara, administrim të procesit zgjedhor nga një trupë gjyqtarësh, votim për emigrantët, barazim në pasqyrimin mediatik, si dhe financim të barabartë për të gjitha partitë. Me anë të një konference për mediat, ata kërkuan që këto propozime të miratohen brenda këtij sesioni parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori