Reforma Zgjedhore, nuk ka dakordësi mes socialistëve dhe demokratëve
Përfaqësues të zyrës së OSBE-së në Tiranë vunë përballë njëri-tjetrit anëtarë të dy forcave kryesore politike në vend për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe votimin elektronik, por asnjë konsensus nuk është arritur.

Arben Ristani: Përfaqësuesit e OSBE nuk na thanë as po, as jo pasi i tremben çështjes së kohës në dispozicion.

Taulant Balla: E thënë troç, 5 muaj kohë që kemi në dispozicion nuk mjaftojnë për të mundësuar votimin elektronik në zgjedhjet e këtij viti.

Nga zyra e OSBE nuk pati deklaratë për median mbi takimin, por Taulant Balla bëri me dije rekomandimet e propozuara nga eksperti amerikan në fushen e zgjedhjeve, Jesse Pilgram.

“E para është çështja e financimit të partive politike dhe e transparencës së fushatës zgjedhore në aspektin financiar, e dyta janë çështje të adresimit të kuotave gjinore, e treta është rritja e ndëshkimeve penale përkundrejt shkelësve të ligjit në procese zgjedhore dhe e katërtta është reduktimi dhe monitorimi i reklamave zgjedhore, pra roli i mediave në zgjedhje”, tha Balla.

Arben Ristani shprehet se pavarësisht kufizimeve kohore, votimi elektronik mund të realizohet nëse ekziston vullneti. Mirpo, për Taulant Ballën kohë u nevojitet edhe votuesve për të mësuar procedurën, por ndërkohë mund të punohet mbi një reformë zgjedhore që përfshin edhe rekomandimet e ekspertëve./TCh/
Shtuar më 27/01/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori