Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Hajdari i dërgojnë letër OSBE-ODIHR
Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i janë drejtuar OSBE-ODIHR me një letër zyrtare.

Ata kërkojnë që OSBE të sjellë një ekspert të huaj që do punojë me ekspertët vendas me qëllim hartimin e drafteve përfundimtare në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Komisioni mbetet në pritje të caktimit të ekspertëve nga opozita joparlamentare, e cila u ul në tryezë duke thënë se ka qëllim të plotësojë kushtet e Bundestagut.

Opozita jashtë parlamentare, së bashku me ekspertët e Komisionit duhet të fillojnë punën për zbatimin e marrëveshjes së arritur pak ditë më parë nga të gjitha forcat politike.

Në seancën e sotme parlamentare u tha se një ndër objektivat e këtij sesioni është që Reforma Zgjedhore të bëhet gati brenda datës 15 mars.
Shtuar më 20/01/2020, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori