Reforma zgjedhore, Berisha letër Ramës për takimin e së premtes
Kryeministri Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar sot me një ftesë zyrtare partive parlamentare dhe shoqërisë civile mbi tryezën politike që do të zhvillohet ditën e premte për zgjedhjet e ardhshme.

Në një letër drejtuar kryetarëve të Partisë Socialiste, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partisë Drejtësi dhe Unitet, Berisha, fton drejtuesit e partive parlamentare për pjesëmarrjen e tyre në takimin e iniciuar nga Partia Demokratike.

Me këtë ftesë Kryetari i Partisë Demokratike i është drejtuar edhe organizatave shqiptare që përfaqësojnë Shoqërinë Civile në vend. Ai ka ftuar në këtë tryezë debati e pune, Shoqatën për Kulturë Demokratike, Agjencinë për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA), Organizatën KRIIK Albania, Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore.

Tryeza politike për reformën zgjedhore do të mbahet ditën e premte më orën 11:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.(albeu.com)
Shtuar më 19/10/2010, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori