“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, flet ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë, tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë telefonike për News24 babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.

Babai i 30-vjeçares tha se Elena jetonte me Dan Hutrën në një banesë me qira, ndërsa tregoi se i kanë dhënë edhe paratë që ai i kërkonte.

Ndër të tjera ai ka thënë për News24 se dy fëmijët e mitur i merr shteti, për shkak të pamundësisë për t’u kujdesur për ta dhe për t’i ushqyer.

Kishin 3-4 muaj që jetonin në një shtëpi bashkë. Elena nga shtëpia ka ikur pasi janë ndarë pa mirëkuptim. Pasi iku erdhi, dhe bisedoi me ne,. Ai thonte se djali nuk ishte i tij. Përse ka ikur vajza pa i thënë atij. Pasi vajza iku nga shtëpia e Danit pasi e kishte kërcënuar. Ajo ka jetuar me vjehrrin e saj me Mislimin, nuk e di si ka qenë sjellja e tyre. Në trup Elenës nuk i kam parë shenja dhune. Nuk e dija që kishte vrarë bashkëshorten e parë apo që kishte dalë nga burgu. Shkesi më tha se është burri i mirë. Dani jetonte me Elenën tek bregu i lumit, ka qenë me qira. Dan Hutra kërkonte lekë, i dhamë 3300 euro, para 6 muajsh. Nuk e kisha takuar më. Unë nuk di ta ketë rrahur. Nuk e di përse e ka denoncuar se ka rrahur, por denoncimin e ka tërhequr sepse kishte frikë mos na vriste. Na kishte kërcënuar duke na thënë: Do ta marrin vesh mediat botërore. Bashkëshortja ime është në spital, nuk i kemi treguar që ka vdekur vajza. Fëmijën e Mevlutes dhe Elenës e kishin marrë komshinjtë”, tha ndër të tjera babai i 30-vjeçares.

Hutra kreu masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

Para këtyre, Hutra plagosur të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur. Ai ishte dënuar më parë pasi kishte vrarë partneren e tij, krim për të cilin kreu 16 vjet burg.

Ndërkohë, dy javë para vrasjeve makabre, ai ishte liruar nga burgu, ku për 8 muaj vuajti dënimin për dhunë në familje.

Vetë Dan Hutra, rrëfeu të gjithë kronologjinë e masakrës duke shtuar se po atë ditë kishte planifikuar një vrasje tjetër në zonën e Sharrës, por që nuk e realizoi dot pasi u prangos nga policia.


Shtuar 6.03.2023 13:19

Tags: