Reforma territoriale, Sequi beson në arritjen e një marrëveshjeje
NGa qyteti i Shkodrës, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi u shpreh sot optimist për gjetjen e një marrëveshje mes palëve politike për reformën territoriale.


“Për ketë pikë është folur edhe në progres raportin e Komisionit Europian. Jam informuar se po bisedohet mënyra si do bëhet reforma dhe kam besimin se do të gjendet një zgjidhje për realizimin e kësaj reforme” ka theksuar Sequi.

Ndërsa ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit rajonal është i domosdoshëm për integrimin e përbashkët në BE.

“Vlerësojmë punën e përbashkët të të gjithë aktorëve dhe mbetemi të angazhuar të vazhdojmë në këtë frymë. I garantojmë qytetarëve tanë, se bashkëpunimi në të ardhmen do t’u shërbejë në gjithë diversitetin e tyre. Shqipëria e angazhuar të arrijë objektivat e BE, sot ka sfida të reja. Historia ka treguar se BE bën më të mirën kur ecën përpara me moton ‘Të bashkuar në diversitet” ka theksuar Gjosha. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2014, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori