Reforma territoriale, komisioni çon në kuvend projektin final me 61 bashki
Këshilli i Ministrave është gati të dërgojë në Kuvend projektin final të ndarjes territoriale që parashikon një hartë me 61 bashki. Lajmi u bë sot i ditur nga ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i cili u shpreh për mediat se materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re do ti paraqiten Kuvendit.

“Së bashku me relacionin Këshilli i Ministrave do të dërgojë në Kuvend materialet që kanë të bëjnë me analizën funksionale të të gjithë bashkive të propozuara për hartën e re si dhe me dokumentacionin e plotë që lidhet me konsultimet.” thA Çuçi.

Komisioni i Reformës Territoriale përzgjodhi pak ditë më parë variantin me 61 njësi vendore.
Shtuar më 22/07/2014, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori