Reforma në shëndetësi, Berisha kërkon bashkëpunim privat-publik
Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një nga më të vështirat refomën në shëndetësi ndërsa ka vlerësuar arritjet e deritanishme në këtë fushë.


Gjatë prezantimit të rektores së universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, kreu i qeverisë u ka kërkuar mjekëve të krijojnë një kod etike si dhe të bëshkëpunojnë me sektorin privat, por pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Berisha kërkoi gjithashtu nga mjekët edhe më shumë kërkime shkencore në këtë fushë. "Punimet e mirëfillta në mjekësi e çojnë përpara këtë sektor" u shpreh kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2013, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori