Reforma në Policinë e Shtetit sapo ka nisur
Pëlqej
Reformasapo ka nisur ka kaluar vetëm fazën e parë me ndryshimin e plotë të majës së piramidës së Policisë së Shtetit. Kështu u shpreh gjatë një takimi me drejtues të lartë të policisë kryeministri Edi Rama i cili nënvizoi se përzgjedhja e kupolës së policisë së shtetit është bërë me kujdes.


“Ne sot kemi një trup drejtuese të përzgjedhur me kujdesin më të madh duke kërkuar në radhët e shërbëtorëve të shtetit njerëzit më të përshtatshëm për të kryer një reformë të thellë dhe për të ndërmarr një aksion të policisë që do të vendosë raportet e drejta mes shoqërisë dhe pasurisë së përbashkët, duke garantuar jetën e çdo individi si jetën e anëtarit të familjes sonë. Ju jeni zgjedhur me besimin e plotë që të jeni në lartësinë e duhur por secili duhet ta mbaj pozicionin e tij me punën dhe sukseset e përditshme” tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori