Reforma në drejtësi, nis takimi Meta-Basha
Ashtu siç u paralajmëruar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeparlamentari dhe njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta kanë nisur takimin për të disktuaru miratimin e reformës në drejtësi.

Kryeparlamentari ka qenë i përpiktë, duke mbërritur në orën 11:00 në ambientet e hotel Rogner, i shoqëruar nga shefi i kabinetit të tij Sokol Dervishaj, ndërsa me një vonesë prej 7 minutash ka mbërritur edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga nënkryetari i reformës për drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Ftesa e Ilir Metës për Bashën erdhi pas dështimit të bisedimeve mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori