Reforma në Drejtësi, ndërkombëtarët japin porosinë e fundit
Reformadrejtësi vijon të jetë epiqendër e zhvillimeve kryesore politike në vend. Së fundmi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti në një takim 15 përfaqësuesit e Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), ku i informoi hollësisht lidhur me ecurinë e reformësdrejtësi, si dhe sfidat që ka pasur Shqipëria gjatë kësaj periudhe lidhur me të.

Anëtarët e organizatës me bazë në Holandë, pjesë e konsorciumit të organizatave që zbatojnë projektin EURALIUS në Shqipëri, shprehën interes për të kuptuar perceptimin e publikut mbi implementimin e reformës, si edhe rolin që po luan Ministria e Drejtësisë për t’i shpjeguar publikut fazat e ndryshme të zbatimit apo kohën e nevojshme që duhet për të arritur rezultatet e pritshme.

Gjatë bashkëbisedimit me delegacionin holandez, Gjonaj i bëri me dije se “reforma është një ndryshim i thellë, historik dhe i pakthyeshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë i cili do t’i shërbejë brezave në vazhdimësi. Ajo nuk është vetëm për qytetarët shqiptarë, pasi ky proces unikal i ofrohet si shembull pozitiv për t’u ndjekur edhe vendeve të tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Njohja e rezultateve konkrete dhe vullnetit tonë politik për të ndërmarrë reforma të thella shtetformuese, është ndihmë e fortë që BE po na jep për të ecur përpara”.

Përmes këtij vështrimi objektiv, ministrja u shpreh se një vendim pozitiv në muajin tetor nga vendet e Bashkimit Evropian, do të jetë nxitja më e madhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ndërkohë, pjesëmarrësit përshëndetën rolin që po luan Ministria e Drejtësisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar veçanërisht ecurinë e reformësDrejtësi.
Shtuar më 16/07/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori