Reforma në drejtësi, Naço dhe Veliaj mirëpresin juristët e rinj
Gjatë ceremonisë së mbylljes së praktikave mësimore 6 mujore të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, pranë Avokaturës së Shtetit, ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se: “Reforma në Drejtësi, mbetet një klimë e ashpër debati mes palëve politike". Më tej ai nënvizoi se të rinjtë juristë, mund ti japin një ‘frymë’ të re sistemit të drejtësisë, duke luftuar kështu dhe korrupsionin.

“Një nismë e tillë më bën të shpresojë se reforma në drejtësi do të jetë e prekshme. Sistemi i drejtësisë është i hapur të pres frymë të re, duke promovuar një brez të ri juristësh. Përgëzoj ministrin Veliaj, të cilit në vëmendjen e axhendës së punës, kanë përfshirë të rinj. Këtë gjë do bëjë dhe Ministria e Drejtësisë. Studentët e rinj do jenë ata që do thyejnë heshtjen kundër korrupsionit”, tha ministri i Drejtësisë.

“Hapat e parë janë hedhur, siç është bashkëpunimi në shërbimet e provës me zyrat e punës. Kjo iniciativë është në të mirë të administratës shtetërore. Të rinjtë duhet të marrin përsipër që të nisin bashkëpunimin për korrupsionin. Reforma në drejtësi është një hap i madh drejt Evropës. Kjo mund të arrihet fale një brezi të ri, të formuar me ideologjinë e pandashmërisë dhe transparencës. Ju uroj studentëve që ndërmorën këtë praktikë, i urojë suksese”, deklaroi Naço.

Ndërkaq, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se administrata duhet të hape zyrat e saj për të rinjtë, që ata të kenë mundësi të promovohen. “Sot jam krenar që 90 % e këtyre studentëve e mbaruan këtë maratonë dhe mezi pres që ti shoh në sistemin e drejtësisë. Të jem i sinqertë, deri tani nuk kam qenë krenar për ata që kanë qeverisur. Ndaj sot më vjen mirë që ky ishull ekselence nga kjo praktikë, është dritë hija e Reformës në Drejtësi. Nuk ka shembull më të mirë sesa ti prezantojmë Shqipërisë në tjetër fytyrë. Një Shqipëri e drejtë dhe e aftë në sistemin e drejtësie, i ka hije vendit. Një profesionist i mirë nuk bëhesh vetëm në mësim, por dhe në punë. Do i ftoja të gjitha institucionet që ti hapin dyert për të rinjtë, të cilët do sjellin ide të reja. Mund të ketë 200 juriste në vit në Shqipëri, por ama 100 prej tyre do jenë më të mirët”, tha Veliaj.

“Ne për këto 6 muaj praktikë, do ju japim një pagesë modeste, e cila të mbulonte sadopak shpenzimet. Kjo si një mënyrë që puna duhet të konsiderohet me një pjesë të identitetit. Nuk mund ta anashkalojë dhe kontekstin e Reformës në Drejtësi, dhe ngjarjen që ndodhi në Beograd. Por përveçse fituam një të drejtë morale, duhet dhe më shumë. Qoftë ngjarja, demonstron se sa rëndësi ka që të kemi jurist të mirë. Kemi nevojë për avokat ekselencë, brenda dhe jashtë vendit. Pasi kemi fituar betejat morale, fillon një betejë më e fortë, e ardhmja jonë. Mezi presim që të ‘fluturoni’ lartë dhe të jeni fytyra e re e drejtësisë shqiptare”, shtoi më tej ai. /albeu.com/



Shtuar më 17/10/2014, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori