E FUNDIT/ 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Reforma në Drejtësi nis me shkelje të Kushtetutës?
Reforma në Drejtësi ka nisur në shkelje të hapur të ligjeve që linden nga ndryshimet Kushtetuese të 21 korrikut. Institucioni i pare i kësaj reforme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në përbërje të tij anëtarë të cilët nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara qartë në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Shorti i hedhur më 27 janar nga Kuvendi i Shqipërisë përzgjodhi dy anëtarë nga Gjykata e Lartë, por asnjëri prej tyre nuk e plotëson kriterin e përcaktuar ne paragrafin D, të nenit 221 të ligjit, i cili kërkon që magjistrati të këtë mbaruar Shkollën e Magjistraturës.

Gjykata e Larte nuk dërgoi kandidatura që plotësonin kriterin e Magjistraturës, siç ia kërkon ligji, por të gjithë listën e anëtarëve të saj dhe shorti u hodh mes gjithë anëtarësisë. Edhe kjo një shkelje e ligjit, pasi Gjykata e Lartë duhet të kishte dërguar specifikisht gjyqtare që përmbushnin kriteret.
Nga gjyqtarët që u ra shorti, asnjëri prej tyre nuk rezulton të këtë kryer studimet në Magjistraturës.

Gjatë procedurës, përfaqësuesit e Kuvendit e konstatuan këtë shkelje të ligjit. Dhe kandidatët e Gjykates së Lartë duheshin skualifikuar. Pika 2 e nenit 221 e thotë qartësisht: Kandidatët që nuk plotësojnë një nga këto kritere përjashtohen nga Shorti.

Por pavarësisht këtij fakti, Kuvendi procedoi me hedhjen e shortit duke sqaruar se nuk është ai institucioni qe i verifikon kriteret apo përjashton kandidatet.

Kryetari i Kuvendit e sqaroi edhe ne një konference të mëvonshme se Kuvendi nuk e ka detyrim ligjor për të pare nëse kandidatët i plotësojnë kriteret.
Mesa duket, përpjekja për ta bërë shpejt e shpejt e për gjithë natën këtë reforme të rëndësishme ka çuar në gafa te tilla, që kërkohen nga Gjykata e Lartë kandidatë me shkollë magjistrature dhe nuk shihet me parë nëse në këtë gjykatë i kanë kryer këto studime.

Po kështu ndodhi edhe me prokurorinë, e cila dërgoi vetëm kandidatët që e plotësonin këtë kriter dhe u sulmua padrejtësisht vetëm për se respektoi rigorozisht ligjin.

Vendimi i prokurorisë u konsiderua si antikushtetues nga ambasadori amerikan në Tirane, Donald Lu. Ndërsa për rastin e anëtarëve te Gjykatës së Lartë, që janë përzgjedhur hapur në shkelje të ligjit e Kushtetutës, siç u pranua edhe nga organizatoret dhe pjesëmarrësit e shortit, nuk ka asnjë reagim. /Tv Klan/
Shtuar më 08/02/2017, ora 16:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori