REFORMA/ Idrizi: Po sorollatemi për çështje që jemi dakord
Gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha se pas një viti, komisioni gjente dakordësinë për çështje që ishin dakord prej muajsh.

"Unë nuk di të shpreh keqardhjen apo fatmirësisht më në fund pas 1 viti, po fillojmë të kemi një produkt konkret. Kemi një vit që sorollatemi dhe sot kemi një matricë për të filluar punën.

Edhe kur flasim për zgjedhje jo transparente, në radhë të parë kjo vjen nga dy partitë kryesore që ruajnë administrimin politik të zgjedhjeve, që nga KQZ-ja, dhe nga gjithë strukturat e tjera të menaxhimit zgjedhor.

Të gjithë jemi në favor të identifikimit, numërimit dhe votimit elektronik. Unë nuk e kuptoj se pas një viti vërtitemi prapë në të njëjtin diskutim.

Ky komision të mos mblidhet një herë në tre muaj. Të mblidhemi dy herë në javë. Të shohim se si mund të veprohet me numërimin elektronik.

Për çështje të tjera si financimi, mediat, dekriminalizimi, ne jemi dakord. Unë kërkoj që në qoftëse jemi dakord të fillojmë punën, duke shpejtuar punën e këtij komisioni, të fillojmë punën duke u mbledhur dy herë ose tre herë në javë për çështjet më sensitive.

Edhe në mbledhjen e para 6 muajve, kemi kërkuar nga KQZ-ja apo ata që na asistojnë për të parë mundësinë e teknologjisë për votimin, identifikimin dhe numërimin elektronik". /albeu.com/

Shtuar më 13/01/2017, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori