Referendumi për tre ligjet, Berisha: Shqipëria europiane, misioni ynë
Kryeministri Sali Berisha ka falenderuar miqtë e tij në Facebook për mbështetjen që ata kanë dhënë për miratimin me referendum të tre ligjeve që kërkohen të plotësohen nga Shqipëria për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

“Sot u vendos që këto ditë të dorëzohet në KQZ, me firmën e deputetëve tanë, kërkesa për thirrjen e Referendumit për miratimin e tre ligjeve të bllokuara nga z.Rama. Ky është një vendim historik, me të cilin qytetarët shqiptarë do të faktojnë mbështetjen e tyre plebishitare për integrimin e vendit në BE. Ky vendim, është përgjigja më e merituar e sovranit ndaj murit të bllokimit të z.Rama dhe planeve të tij për të bojkotuar Parlamentin pas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit që vjen, qëndrim që ai mbajti pas zgjedhjeve të vitit 2009.Referendumi është përgjigja më e përshtatshme ndaj njeriut që di vetëm të bllokojë, vetëm të bojkotojë. Shqipëria europiane është misioni ynë. Ne do fitojmë!” shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori